Zjarrfikësit e “kthejnë në jetë” macen e nxjerrë nga ndërtesa e përfshirë nga zjarri (Video)


Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon një mace e cila ishte nxjerrë nga një ndërtesë e përfshirë nga zjarri. Në video, përcjell Telegrafi, thuhet se, pas largimit nga ndërtesa, macja është e pavetëdijshme dhe nuk mund të merrte frymë. Pas kësaj, gjegjësisht pas ndihmës së zjarrfikësve, ajo ngadalë e ktheu vetëdijen – zjarrfikësit i shpëtojnë jetën asaj.