Turqi, Ministri rus Lavrov rrëzohet nga shkallët e hotelit, thyen krahun

-Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ka dëmtuar kycin e dorës gjatë një udhëtimit në Ashhabad Turkmenia, ku ndodhej për një takim të CIS me shefat e huaj, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve ruse.

E megjithatë Lavrov do të marrë pjesë në takimin Rusi-NATO në Bruksel, ku do të qëndrojë pak kohë dhe më pas do të udhëtojë për në Dublin, sërish për takime pune.

Ndërkohë mediat turke kanë shkruar se Sergey Lavrov u dërgua në spital në Stamboll për të kontrolluar krahun e thyer.

Sipas lajmeve, gjatë vizitës në Stamboll, kreu i diplomacisë ruse ka thyer krahun sepse është rrëzuar nga shkallët e hotelit ku qëndronte. Po kështu sipas lajmeve turke, Lavrov u dërgua në spital ku dhe u diagnostikua me një krah të thyer.

Por, Ministria e Jashtme e Rusisë i ka mohuar lajmet për një thyerje të krahut të Lavrov gjatë vizitës zyrtare në Stamboll.

“Është një dëmtim i vogël i kyçit që nuk e pengon ministrin për punët e tij zyrtare” tha një burim nga zyra e shtypit të Lavrov
Madje burimi hodhi poshtë lajmet se Lavrov do të shrohet në spital.

(d.b/BalkanWeb)