Tri pikë për Shqipërinë

Capture118-650x358


Trajneri Gianni De Biasi ka nisur një fushatë mediatike për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar vetëm pak ditë para vendimit të CAS-it, më 17 prill.
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë (17 prill) kur Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) do ta japë fjalën e fundit për ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Kurse, trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka nisur një fushatë mediatike për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar vetëm pak ditë para vendimit CAS’it

Duke folur për gjigantin sportiv televiziv italian “SKY SPORT24” në “Football Night”, trajneri i Shqipërisë tregoi me detaje tmerrin që përjetoi në ai dhe skuadra në ferrin e Beogradit në mbrëmjen e 14 tetorit.

“Ne nuk kishim asnjë tifoz në stadium. Ishin vetëm tifozë serbë. Ishte një situatë ekstreme, nuk plotësonte asnjë kusht për një ndeshje të sigurt Policia nuk ndërhyri. Disa lojtarë serbë, ndihmuan për të hyrë në dhomat e zhveshjes”, ka thënë ai.

“Pas kësaj erdhi delegati i UEFA-s, për të verifikuar situatën, pa lojtarët e goditur, ndonjë me hundën e fashuar dhe të gjakosur dhe të tjerët me goditje të tjera. Në këtë pikë, ne i komunikuam, se ishte e vështirë të luanim, kur na kërkuan të luanim, pasi sipas tyre ua kishte kërkuar UEFA”, shtoi De Biasi.

I pyetur në lidhje me vendimin e UEFA-s për humbjen e ndeshjes në tavolinë, dhe dhënies e tri pikëve Serbisë dhe gjobitjen e dy vendeve me nga 100 mijë euro, dhe se çfarë ai priste, De Biasi tha:

“Pres drejtësi për një federatë të vogël ndaj një Serbie, që sigurisht është më e madhe se ne në të gjitha aspektet, megjithatë dua ta përsëris se imazhet në fushë folën shumë qartë dhe ishin të pakundërshtueshme. Besoj se, nëse dikush i vlerëson faktet, nuk ka asnjë dyshim mbi atë që një gjyqtar do t’i duhej të vendoste”.

I pyetur se, nëse Shqipëria do të merrte tri pikët, atëherë situata në grupin tonë do të kishte tjetër pamje, De Biasi u përgjigj.

“Ne jemi të dytët në renditje me 7 pikë, edhe pse nuk i kemi ato tri pikë. Por, ajo që dua të them është se përtej vendimit që do të marrë Gjykata, ne jemi e vetmja skuadër në këtë grup që jemi ende të pamundur në fushë. Ka humbur Portugalia me ne, Danimarka ka humbur ashtu si dy skuadrat e tjera”.

“Ne kemi dy fitore dhe një barazim dhe vetëm një humbje në tavolinë. Pasi të humbësh 3-0 në tavolinë rëndon shumë. Ne kishim një golaverazh tjetër dhe për shkak të asaj humbje në ndodhemi në vendin e tretë, çka është një gjë absurde.

“Të gjithë lojtarët duan të kurorëzojnë një ëndërr, për të marrë pjesë në finalet një kompeticioni europian dhe besoj se është më të vërtetë një gjë e madhe për të gjithë ne, prandaj duam që edhe të drejtësia do të në japë atë që na takon dhe të na afrojë sa më shumë”.

“SKY” citon faktin që puna e De Biasit është shumë e vlerësuar në Shqipëri dhe se ai tani është qytetar shqiptar.

“Jam shumë i nderuar këtu. Le të themi se prej një muaji më dhanë nënshtetësinë e nderimit, më ka dhënë shumë kënaqësi dhe kjo nënkupton se diçka kam bërë së bashku edhe me bashkëpunëtorët e mi”, – përfundoi De Biasi intervistën telefonike me “SKY SPORT24”.