Talentet “e fshehura” të yjeve

0

Bob Dylan ju është i njohur si një yll roku, por a keni ditur në lidhje me talentet e tjera të tij? Shumë njerëz të famshëm kanë talente që nuk janë të lidhura ngushtë me punën që bëjnë. Shikoni se çfarë munden këta yje.

Bob Dylan e adhuron shumë hekurin dhe e përdor atë për artin e tij. “Unë kam qenë i rrethuar nga hekuri që nga fëmijëria. Kam lindur në një vend të pasur në mineral hekuri dhe çdo ditë isha në gjendje për të nuhatur aromën e tij, si dhe gjithmonë kam punuar me të”, thotë ai. Ekspozita e madhe e veprave të tij nga hekuri është aktualisht duke qëndruar e hapur në galerinë, “Halcyon”, në Londër, kurse punimet do të jenë të ekspozuara deri më 25 janar.

Christina Hendricks në serinë “Mad Men” luan në harmonikë dhe jo dosido. “Unë e kam dashur gjithmonë këtë instrument. Është aq romantike dhe e ka zërin të shëndoshë dhe të pasur”, thotë ajo.

Para se të bëhet i famshëm në Hollywood, Colin Farrell kishte mësuar për të luajtur me muzikën “country”, për të mbuluar shpenzimet e tij derisa jetonte në Irlandë.

Geena Davis merret edhe me qitje me armë. Fituesja e çmimit Oskar ka arritur në gjysmë-finale në garat ekipore në qitje, “U.S Olympic Archery”, në 1999, duke zënë vendin e 32-të.

Snoop Dogg është certifikuar si trajner ragbi dhe trajnon ekipin, “Pomona Steelers”. Gjithashtu ka qenë trajner i dy ekipeve ku luanin bijtë e tij.

Bruce Willis filloi karrierën e tij duke luajtur harmonikë për grupin R&B, “Goose Loose”. Edhe sot, pas filmave të panumërt të suksesshëm, i pëlqen që herë pas here të luaj në harmonikë.

Susan Sarandon është aq e magjepsur pas pingpongut, duke u bërë bashkë-pronare e klubit të pingpongut “SpiN”, në Nju-Jork.

Harrison Ford di se si të drejtojë aeroplanin dhe helikopterin. Disa herë ka ofruar shërbimet e tij për autoritetet lokale në shpëtimin e alpinistëve të bllokuar.