Smartfoni me dy ekrane: para dhe pas – VIDEO

loading...

0

loading...
YotaPhone 2, smartfoni me një ekran të dytë nga letra elektronike, në anën e saj të pasme, do të dalë në shitje sot në Mbretërinë e Bashkuar.

Ekrani i dytë konsumon shumë më pak energji në krahasim me ekranet tradicionale, dhe mund të përdoret si mënyrë për ta ruajtur baterinë dhe të tregojë njoftimet sociale, rezultatet sportive, informacionin e motit, dhe të dhëna tjera.

Yotophone 2 do të ketë një ekran 5-inch tradicional 1080p AMOLED, së bashku me tjetrin mbrapa i bërë nga letra elektronike me madhësi 4,7-inch, nuk është e qartë se çfarë teknologjie përdor ekrani i dytë, transmeton Koha.net.

Ndërsa procesorin e ka Snapdragon 800, memorie ka 32GB, 2GB RAM, baterinë 2500mAh, dhe një kamerë para prej 8-megapixel. Ky telefon që nga sot, do të dalë në shitje në Mbretërinë e Bashkuar, por nuk dihet se kur do të dal në shtetet tjera.

loading...