Shoferi futet nën urë, për të shpëtuar nga tornado që i vinte para (Video)

tornado

Mbeti me veturë në mes të rrugës, përball një tornadoje gjigante. Në pamundësi të largohet nga aty, Sam Smith hyri nën urë që të shpëtojë nga cikloni i frikshëm.

Çuditërisht, ai duket të jetë i qetë, megjithëse para tij është një pamje apokaliptike.

“Nuk po e di se nga po shkon kjo tornado, prandaj nuk po di nga t’ia mbaj”, dëgjohet duke thënë burri nga Ilinois, derisa shton se ”tornado po duket se po vjen drejt meje”.

Ashtu edhe ndodhi. Tornado kaloi nëpër urën ku ai ishte fshehur, por shpëtoi pa iu dëmtuar vetura.