Shkëndija teston edhe një lojtar brazilian

zunior-615x400

Shkëndija nuk i përmbushi pritjet në sezonin e vjeshtës, kështu që menaxhmenti i klubit nisi një ofensivë për përforcime të reja. Një pjesë e tyre tashmë kanë nisur të mbërinë në Tetovë, ndërsa Stenio Junior ka gjasa të bëhet me një shok nga Brazili. Braziliani Nildo Viktor Jufo ndodhet për prova në rradhët e Shkëndisë, ndërsa mori pjesë edhe në ndeshjen kundër Pelisterit.

Nildo Viktor Jufo është 21 vjeç dhe luan në rolin e sulmuesit, njejtë sikur bashkëkombasi i tij Stenio Junior, i cili erdhi nga radhët e Pelisterit.

Në periudhën e ardhshme treneri Adrian Kozniku dhe udhëheqësia e klubit do të duhet të vendosin se nëse ky lojtar i ri nga Brazili i ka kualitetet e duhura për të veshur fanellën e Shkëndisë dhe ta përforcojë ekipin në sezonin pranveror./Shiqpmedia