Rekorde të borës në Rusi: kolona e veturave e gjatë 54 km

Në rrugën kryesore që lidhë Moskën me Sankt Petersburgun, tre ditë rresht vazhdon ndërprerja e trafikut rrugor, që e ka shkaktuar sasia e madhe rekorde e dëborës në këtë rajon. Kjo është sasia më e madhe e evidentuar ndonjëherë gjatë muajit nëntor-shkruajnë mediat ruse.
Në orët e vona të mbrëmjes së ditës së dielë, kolona e automobilave ka qenë e gjatë 54 km, ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së punëve të brendshme.  Në aksin rrugor M-10 ka rënë gati një metër borë ndaj qarkullimi është ngadalësuar tek mase, respektivisht është ndërprerë në të dy drejtimet.
Tollovi e ditës së dielë është zvogëluar për afro 3-4 km në orë, ka thënë zëdhënësi për Agjencinë “RIA Novosti”.

“Qarkullimi lëviz në mënyrën nisu-ndalu, në rajonin ndërmjet kilometrit të 135 dhe 190 të aksit rrugor M-10 në regjionin Tver.  Një korsi në të dy drejtimet është pastruar nga dëbora. Kamionët lëvizin me shpejtësi 5-10 km në orë, ka sqaruar zëdhënësi.
Aya që janë bllokuar në këto tollovi, disa janë gati tre ditë të bllokuar, ankohen se edhe çmimet nëpër pushimore skaj rrugës dhe kafiteritë janë ngritur në mënyrë enorme, ndërsa situatë e njëjtë paraqitet edhe aspekti i furnizimit me karburante. Ministria përkatëse për situate emergjente ka hapur një linjë telefonike për mbështetje psikologjike për ata shofer që kanë probleme gjatë ballafaqimit me situate të këtilla-njofton “RIA Novosti”.