Refuzon ushqimin dhe qumështin, por shikoni si reagon vogëlushja kur i ofrojnë verë (Video)

loading...

loading...

Rafael Aybar nga Bonao i Republikës Dominikane, e ka filmuar momentin kur vajza saj ka refuzuar gjithçka, por është gëzuar kur i kanë dhënë një gotë me verë. Vogëlushes i japin qumësht në shishe, shpageta dhe cucllën mashtruese, por ajo bën me duar në shenj mohimi dhe lëshon zëra nga pakënaqësia Mirëpo, ajo nisë të buzëqeshë dhe hapë sytë, kur i sjellin pranë gotën e qelqit me lëngun alkoolik. Megjithatë, fëmija nuk është lejuar të pijë asnjë gllënjkë, sepse i është hequr menjëherë nga tavolina. “Bebe alkoolike”, ka shkruar babai saj në postimin në Facebook, i cili është parë shumë herë dhe ka marrë shumë pëlqime. “Fillim i mbarë”, si dhe “kështu duhet të niset ngrënia e shujtave”, janë dy nga komentet e shumta lidhur me rastin.

loading...