Putin: Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë armike

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara nuk janë armike. Kjo bindje u shpreh nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë konferencës së sotme të zgjeruar për shtyp në Moskë, njofton korrespondenti i Radiokompanisë ” /LajmeOnline/ i Rusisë”.

Kryetari i shtetit ka pranuar se në lidhje me disa çështje, duke përfshirë edhe vendosjen e sistemit të mbrojtjes antiraket në Evropë, midis Moskës dhe Uashingtonit ekzistojnë mosmarrëveshje. “Por kjo flet vetëm për atë se palët duhet të jenë të durueshme dhe të kërkojnë kompromis, duke garantuar gjatë kësaj sigurinë kombëtare”, – theksoi presidenti Putin.