Pse djersitemi?

038

Nëse do të kujtohemi si jemi ndjerë gjatë një interviste pune, në takimin e parë me një person, apo në një prezantim projekti, do të kujtojmë se në këto raste, kemi qenë të djersitur. Kjo s’ka të bëjë me temperaturën e ambientit ku ne jemi ndodhur në fakt. Doktor Mansberg nga Australia, ka shpjeguar se janë 2 mënyra të djersituri:

Djersitja termale

Kjo është në fakt më e zakonshmja dhe shkaktohet nga temperaturat e larta të ambientit në të cilin ndodhemi.

Djersitja emocionale

Kjo mënyrë djersitjeje ndodh më rrallë se e para, megjithatë e hasim shpesh. Shkaktohet nga situatat turpshme ose të sikletshme, të cilat, njerëzit emocionalë i kanë pothuajse të përditshme.

Mënyra e djersitjes ndryshon në varësi të personit. Ka njerëz te cilëve u djersijnë duart dhe këmbët, ka persona të tjerë të cilët djersijnë në fytyrë dhe në kraharor. Në çdo rast, kjo është diçka e sikletshme në fakt.

Atëherë, që ta shmangim këtë problem, nuk duhet të harrojmë kurrë që pas çdo dushi duhet të hedhim deodorant të marrë në klinikë ose në farmaci. Duhet të shmangim veshjet sintetike, dhe duhet të përdorim sa më shumë veshjet prej pambuku.