Pilula me të cilën mund të jetoni 120 vjet

pilula-capsula-belezaEdhe pse tingëllon se mund të ketë rënë nga ndonjë prej filmave fantastiko-shkencor, pilula e cila zgjat jetën së shpejti do të mund të jetë pjesë e realitetit tonë. Shkencëtarët po e testojnë formulën e re, për të cilën pohojnë se do ta godasë procesin e plakjes. Ata shpresojnë se pilula e cila po testohet në minj, peshq dhe mace – njerëzve do t’ua mundësojë të jetojnë së paku 120 vjet. Shkencëtarët shpjegojnë: ‘Me përdorimin e kësaj pilule vjen deri te gjendja në të cilën shumë sëmundje që zakonisht shfaqen si pasojë e plakjes së organizmit – zhvillohen shumë më ngadalë’. ‘Mitokondria është fajtori kryesor për sulmet në zemër, e ndërlidhen edhe me sëmundjet si ajo e Alzheimer-it dhe e Parkinson-it’, thonë shkencëtarët. Qëllimi i kësaj pilule, sipas shkencëtarëve, është që ta zgjatin jetëgjatësinë e njeriut. Shkencëtarët po ashtu kanë pohuar se pilula e cila zgjat jetën në mënyrë teknike është e mundshme. ‘Nuk besojmë se do të gjejmë pilulë që do të na mundësojë të jetojmë deri në 800 vjet, ngase do të shfaqen sëmundje të reja, të themi tipike për 120 vjeçët, për të cilat nuk e dimë se ekzistojnë’, thonë ata.