Pesë tipa të meshkujve që nuk janë për martesë

0Me siguri me 18 vjet nuk keni menduar nëse djaloshi që ju pëlqen është “material për martesë”.

Megjithatë, tani kur jeni më të pjekura ose të zgjuara, kjo është një nga gjërat e dëshirueshme.

1. I dashuri i cili flet vetëm për veten dhe problemet e veta, derisa problemet tuaja, thënë butë, nuk e interesojnë. Në fakt bëhet fjalë për tipin e pasigurt, i cili ka nevojë për femër, e cila do ta ndihmojë të ndihet më mirë.

2. Tipi tjetër është mashkulli i cili flet për martesën (sepse e di që është ajo që ti dëshiron të dëgjosh), por nuk ndërmerr aksione konkrete, sepse ai për këtë thjesht nuk ka kohë.

3. I dashuri i cili ju lë juve të flisni për martesë dhe planet e mëdha, ndërsa ai vetëm dëgjon dhe nuk merr pjesë. Ku do të jetoni, sa fëmijë do të keni dhe ngjashëm, për të është absolutisht njëjtë – “çfarëdo që thua ti e dashur.”

4. Zotëria i cili ka pretekst për gjithçka lidhur me martesën– duhet të përqendrohet në karrierë, të fitojë avancim, duhet të dobësohet, nuk është pozita e favorshme e hënës, etj.

5. Dhe për fund kemi lënë tipin e të dashurit“hajde të argëtohemi më parë”. Tipi i tillë do të jetë për ju për çfarëdo rasti derisa e ka lidhjen argëtuese, dhe kur argëtimi “bie pak” ka shumë mundësi që do të niset në kërkim për aventura të reja. Si do ta njohësh më lehtë? Mashkullit të tillë i zhduket buzëqeshja në fytyrë vetëm nga përmendja e martesës, edhe pse tërë ditën ka qenë në disponim të mirë. Atëherë ia keni prishur argëtimin.