Palestina bëhet anëtare e OKB-së

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën për Palestinë, që e bën atë anëtare të 194 të organizatës.

Pavarësisht kundërshtimit të SHBA-ve dhe Izraelit rezoluta u miratua me 138 vota pro, nëntë kundër dhe 41 abstenim.

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, e ka cilësuar këtë si hapin e fundin për arritjen e një zgjidhjeve mes dy vende ndërsa ambasadori i Izraelit në OKB është shprehur se kjo është hap prapa dhe nuk ndihmon arritjen e paqes.

“Si sot 65 vite më parë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën 181, që e ndante tokën historike të Palestinës në dz shtet dhe njihet edhe si certifikata e lindjes së Izraelit”, tha Abbas në fjalën e mbajtur në asamble. Dhe shtoi se vetëm sot OKB të bëjë realitet certifikatën e shtetit të Palestinës.

Duke folur pas votimit ambasadorja e SHBA-ve, Susan Rice, u bëri thirrje Palestinës dhe Izraelit që të rinisin bisedimet për paqen dhe të mos ndërmarrin veprime të njëanshme.

Sekretare amerikane e shtetit të SHBA-ve, Hillarz Clinton, e quajti votimin “të pafat dhe jo produktiv”, duke thënë se vë më shumë pengesa në procesin e paqes.

Palestinezët po kërkojnë që OKB-së të njohë shtetin e Palestinës në kufijtë e vitit 1967, para se Izraeli të pushtonte Gazën, Bregun Perëndimor dhe Lindjen e Jerusalemit.