Nuk gabojnë Chelsea, City dhe Arsenal – VIDEO

0Chelsea pas barazimit në xhiron e kaluar kundër Sunderlandit, i është kthyer fitoreve. Skuadra e Jose Mourinhos ka mposhtur bindshëm Tottenhamin me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 14-të të Premier League-s. Eden Hazard (19), Didier Drogba (22) dhe Loic Remy (73) shënuan për fitoren e Chelseas, skuadër kjo që tani forcon kreun më 36 pikë të tubuara.

Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Manchester City që në udhëtim mundi Sunderlandin me rezultat 1-4. Aguero (21 dhe 71), Jovetic (39) dhe Zabaleta (55) u përkujdesën për fitoren e kampionëve në fuqi të Anglisë, kurse golin e vetëm për nikoqirët e realizoi Wickham (19). Manchester City më këtë fitore ‘blindon’ pozitën e dytë më 30 pikë, gjashtë më pak se Chelsea.

Pikët e plota në këtë mesjave i ka arkëtuar edhe Arsenal që në ‘Emiratës’ mundi Southamptonin me rezultat 1-0. Londinezët u desh të djersitën goxha shumë për të arritur deri tek fitorja, madje ‘Topcinjtë’, fitoren e arritën falë golit të Alexis Sanchezit në minutën e 89-të. Arsenal më këtë fitore bën një hap të madh në garën për kreun e tabelës, duke ngjitur në pozitën e gjashtë më 23 pikë të tubuara.

Chelsea 3-0 Tottenham

Arsenal 1-0 Southampton

Sunderland 1-4 Manchester City