Lajme

Haliti: Krasniqi është një ndër figurat më emblematike të PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti nuk i ka marrë me shqetësim deklaratat e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi për mundësinë e largimit të tij nga PDK-ja dhe formimin e një subjekti të ri politik. Ai tha se Krasniqi mbetet një ndër figurat më të respektuara në PDK. Është kryetar i Kuvendit […]


OVL e UÇK-së e akuzon EULEX-in se po vazhdon praktikat e UNMIK-ut

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një reagim kundër dënimit të “Grupit të Llapit” thekson se administrata ndërkombëtare, përmes mekanizmave të ashtuquajtura të drejtësisë, vazhdimisht organizoi komplote kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë reagim thuhet se siguria dhe stabiliteti i një shteti varet nga domosdoshmëria e aplikimit […]


Arrestohet Muharrem Xhemajli

Kryetari i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli është arrestuar sot në ora 14:40 nga Policia e Kosovës. Arrestimi është bërë në bazë të një urdhri të prokurorit Special, Maurizio Salustro. “Urdhri i Prokurorit ishte se për shkak se Muharrem Xhemajli nuk ka pranuar ftesën për t’u paraqitur në Prokurori, si dhe ka deklaruar publikisht që […]


Arrestohet vrasësi i Diana Kastratit

Është arrestuar Adnan Jashari, i dyshuar për vrasjen e Diana Kastratit. Arrestimi është bërë në Valencia të Spanjës. Jashari i moshës 31 vjeçe ishte dyshohet për vrasjen e kryer më 18/05/2011 në Prishtinë, transmeton reporteri. Që nga vrasja Jashari ka qëndruar në arrati, ndërsa ai ishte edhe në kërkim të Interpolit. Jashari para se të […]


Çitaku-Krasniqit: S’na duhet liberalizmi në një shtet telibanesk

E plotsuar-Ministrja e Integrimeve Europiane tha se do të merret me punët e saj, por i kujtoi Krasniqit se liberalizimi s’ka asnjë kuptim nëse vendi shndërrohet në një “shtet telibenesk” “Pikë së pari, agjenda Europiane dhe konteksti kulturor e politik nuk janë kontekste të shkëputura, por ndërveprojnë njëra me tjetrën. As njëra e as tjetra […]


‘Grupi i Llapit’ dënohet me 13 vjet burg

(E plotësuar) Gjykata Themelore për Krime të Luftës në Prishtinë i ka shpallur fajtor “Grupin e Llapit” për krime lufte kundër popullatës civile. Në bazë të vendimit të kësaj gjykate, Latif Gashi është dënuar me gjashtë vjet burg, Nazif Mehmeti dënohet me tri vite burg kurse deputeti i PDK-së Rrustem Mustafa Remi dënohet me katër […]


Krasniqi ‘sulmon’ Çitakun: Kqyri punët e tua!

Hoxhë Shefqet Krasniqi, mbrëmë në emisionin “Rruga e ndriquar” ka folur lidhur me ligjëratën e hoxhë Irfan Salihut. “Personi i parë që ka reaguar lidhur me ligjëratën e hoxhë Irfanit, është ministresha e cila kurrë asgjë s’ka bërë për ministrinë e vet. Hiç hiç kurrë” është shprehur Krasniqi, duke iu referuar reagimit të ministres së […]


Sa njohje i ka Kosova?

Numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën mund të jetë pyetje për 1 milion euro në secilin kuiz dhe askush nuk do të mund të japë përgjigje të saktë. Përzierja e disa aktorëve në procesin e shtimit të numrit të njohjeve dhe format e njohjes së shtetit të Kosovës nga vende të ndryshme, ka […]


Nga burgu koordinohet për transfere

Fisnik Blakaj kishte vendosur të dalë nga shtëpia e tij për të kryer me urgjencë disa transfere parash në Bankën NLB, në Istog. Duke vepruar kështu, Blakaj, që është një ndër të dyshuarit në rastin e njohur si skandali i pasaportave, e ka shkelur masën e arrestit shtëpiak të caktuar nga Gjykata. Veprimeve të tij […]


Thaçi dhe Krasniqi do të komunikojnë më korrierë

Qeveria dhe Kuvendi mëtojnë të venë marrëdhënie normale komunikimi nëpërmjet emërimit të koordinatorëve. Këtë ua kanë kërkuar ndërkombëtarët. Kërkesa ka lindur disa kohë pas acarimit të marrëdhënieve ndërmjet kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe kryeministrit Hashim Thaçi, ka thënë një burim për Koha ditore. Komunikimin ata e realizojnë vetëm nëpërmjet shkresave. Një burim i gazetës në Qeveri […]