Lajme

Sulmohet pallati presidencial në Kabul

Persona të armatosur kanë sulmuar pallatin presidencial në Kabul. Policia afgane ka njoftuar se të gjithë sulmuesit janë vrarë, pas një beteje 90-minutëshe. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët. Ai ka ndodhur në kohën kur gazetarët mblidheshin në pallat, për të ndjekur një konferencë për media të presidentit Hamid Karzai. Vendndodhja e Karzait në […]


Rama kryeson bindëshëm kundër Berishës

Ndonëse kreu i Delegacionit të Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, tha se procesi i numërimit pritet të përfundojë sot në orën 22:00, kjo gjë nuk ka ndodhur. Numërimi i votave ende vazhdon. Por, bazuar në rezultatet e deritashme, fitues del të jetë koalicioni i majtë, i cili dominon në të gjitha qarqet e Shqipërisë, pos të […]


U suspenduar dy herë, Nenad Gjuriq mbetet komandant në veri

Nenad Gjuriq pritet të jetë komandanti I policisë serbë në veri. Ky emër është caktuar nga pala serbë gjatë bisedimeve në Bruksel, ndërsa nesër pritet të propozohet nga policia e Kosovës. Gjuriq siç transmeton Klan Kosova nuk i ka pasur punët mirë me policinë e Kosovës. Kjo pasi gjatë kohës sa ai kishte qenë komandantë […]


Berlusconi dënohet me 7 vjet burg

Gjykatësit e seksionit të katërt penal të Gjykatës së Milanos dënuan ish-kryeministrin e Italisë me 7 vjet heqje lirie për akuzat ndaj tij në procesin gjyqësor Rubi por edhe për zhvatje. Presidenti i Milanit u shpall fajtor për krimin e prostituimit minoren, ndërsa më vonë gjykata mori në dorëzim një tjetër dosje për zhvatje. Sipas […]


E majta 82 mandate, e djathta 58 mandate?!

(E plotësuar) Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, përkitazi me zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, deri tash janë numëruar 2043 nga 5508 kuti në total.Portali shqiptarja.com sjell projeksionet për mandatet e fituara, bazuar në rezultatet e deritashme. Ilustrimet e postuara më poshtë tregojnë më saktësisht rezultatet e deritashme të zgjedhjeve të djeshme shqiptare:Partia Demokratike, sipas kutive […]


HAXHIU: RAMA KRYEMINISTËR, META KRYETAR I KUVENDIT

Publicisti Baton Haxhiu, i cili njihet me afërsinë që ka me liderët politikë të së majtës në Shqipëri, ka thënë se pas zgjedhjeve parlamentare, Kryeministër i ri i Shqipërisë do të jetë Edi Rama, ndërsa Ilir Meta do të marrë postin e Kryetarit të Kuvendit. Është përfolur se Ilir Meta mund ta kërkojë postin e […]


Serbia vendimmarrëse, Thaçi e Jahjaga zbatues

Kushtetuta e Republikës së Kosovës përcakton se një prej përgjegjësive kryesore të Presidentes së Republikës së Kosovës është shpallja e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Kosovë. Ligji për zgjedhjet lokale në Kosovë, neni 4.1 saktëson edhe më tutje duke përcaktuar se “Pas konsultimit me partitë politike, Kryetari i Kosovës cakton dhe shpall datën e zgjedhjeve […]


Edi Rama e ka zakon të festojë para kohe

Partia Demokratike e Shqipërisë ka kritikuar shpalljen e parakohshme të fitores nga kreu i koalicionit të majtë, Edi Rama. Partia e drejtuar nga Sali Berisha rikujton se Partia Socialiste e kishte shpallur fitoren edhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2009, por nuk doli ashtu. “Nuk duhet të harrojmë që në vitin 2009, Edi Rama proklamonte fitoren, […]


PD: Votat po rriten në favorin tonë

(E plotësuar) Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, bëri thirrje që komisionerët të vijojnë punën e tyre me numërimin e votave deri në përmbyllje të këtij procesi. Në një prononcim të shkurtër për media, Bogdani shprehu besimin e plotë për një rritje të numrit të votave në favor të koalicionit të djathtë. “Nuk duhet të […]


Dritë jeshile Kosovës për MSA-në

Këshilli i Ministravë të BE-së jep dritën jeshile Kosovës për fillimin e negociatave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit. Draft-rezoluta e Këshillit të Ministrave të BE-së, që ka parë Radio Evropa e Lirë, shkruan se “Kosova është e gatshme të nis negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit dhe pa paragjykim për pozitën e vendeve anëtare ndaj statusit [të […]