Lajme

150 pjesëtarë të MUP-it, pjesë e institucioneve të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka konfirmuar sot para Komisionit për Legjislacion se një pjesë e strukturave te sigurisë që veprojnë në veri do të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës. “Për 800 pjesëtarë nuk ka vend, por rreth 150 pjesëtarë do të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës”, tha Kuçi. Ai ka thënë se […]


Vendimi për aktakuzën në korrik

(E plotësuar 12:35) Ka përfunduar seanca e sotme gjyqësore ndaj Limajt dhe të tjerëve në rastin e MTPT’së. Gjyqtarja e rastit ka paralajmëruar se Gjykata pritet të shpallë vendimin për konfirmim apo jo të aktakuzës në mesin e muajit korrik të këtij viti. Mbrojtja e Limajt tha se Prokurori i rastit shkeli dispozitat ligjore kur […]


Afati i fundit, 20 qershori

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka thënë se deri më 20 qershor duhet të mbyllen bisedimet për hartimin e një plani të detajuar për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Zëvendëskryeministrja Tahiri ka bërë me dije për “Epokën e re” se këto bisedime duhet të rrumbullakohen para mbledhjes së Bundestagut […]


Prokurori kërkon konfirmimin e aktakuzës

(E plotësuar) Ka filluar seanca për rastin e MTPT-së, prokurori Johanes Picket ka kërkuar nga trupi gjykues që të këtë parasysh aktakuzën dhe provat. Ai ka kërkuar që të merret vendimi për konfirmim të aktakuzës. Sipas tij kjo lëndë duhet të shkojë me tutje. “Pra të shkohet në procesin e shqyrtimit kryesor”, ka thënë Picket. […]


50 shqiptarë në polici dyshohen si azilkërkues

Rreth 50 shqiptarë, prej tri ditësh janë duke u mbajtur në paraburgim nga ana e policisë franceze. Shtetasit shqiptarë kanë shkuar në Francë individualisht apo në grupe të vogla si turistë. Arsyeja e ndalimit të shtetasve shqiptarë, është se ata dyshohen si azil-kërkues. Shqiptarët po mbahen në Kalaj, një zonë që ndodhet rreth 130 km […]


Gati milionat e Bankës Evropiane për Kosovën

Zëvëndëspresidenti i Bankës Evropiane për Investime dhe ish- kryeministri slloven, Anton Rop, përveç projekteve të Bankës për Kosovën flet edhe për periudhën e zhvillimit të hovshëm ekonomik në Slloven. Banka Evropiane për Investime ka thënë miliarda euro kredi afatgjate dhe me norma të ulëta të interesit për vendet e rajonit, me të cilat mjete janë […]


Bashota, afro 600 mijë euro për dosta

Pothuajse të gjithë tenderët për asfaltimin e rrugëve në Komunën e Klinës, së fundi i ka fituar kompania e njëjtë, “AIM”. Madje muajin e kaluar kompania “AIM” nga e njëjta komunë, e cila i ka vetëm 17 punëtor për një javë i ka nënshkruar 5 tender, tre brenda vetëm një dite. Ndërkaq, vlera e tyre […]


Merkel thotë se s’ka datë të shpejtë për Serbinë

Kryeministri serb ka porositur sot se për Serbinë është e papranueshme që më 28 qershor të mos e marrë datën për fillimin e negociatave dhe se se dhënia vetëm e “dritës së gjelbër” nuk mjafton, duke kërcënuar në mënyrë indirekte se mosdhënia e datës mund të kërcënojë zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Këtë deklaratë Daçiq […]


Serbët e veriut mund të votojnë me dokumente të Serbisë

Kryeministri Thaçi ka deklaruar sot se në zgjedhjet lokale që duhet të mbahen në vjeshtë qytetarët në veri të Kosovës mund të votojnë me dokumente identifikuese që i kanë. Në emisionin “Slobodno srpski” (lirshëm serbisht), që është emituar në rrjetin e televizioneve serbe në Kosovës, kryeministri Thaçi ka mohuar informacionet që në zgjedhjet lokale që […]


Serbia, marrëveshje të tjera për Trepçën

Ministri serb i minierave, Milan Bacevic ka paralajmëruar se në 20 ditët e ardhshme do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje me konsorciumin amerikan “New Generarition Power” për investime në Kombinatin Metalurgjik“Trepça. Konsorciumi amerikan “New Generarition Power” (NGP) muajin e kaluar në Qeverinë e Serbisë ka nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim teknik me Kombinatin Trepça në Zveçan, […]