Ndalohen 35 tonë lodra në doganë, nëse kalonin me fëmijët do ndodhte gjëma

Dogana gjermane ka ndaluar kalimin e mbi 35 tonë të ‘fidget spinner’-ëve, pasi janë cilësuar si të rrezikshme nga prindërit. Lodrat janë konfiskuar në doganën e Aeroportit të Frankfurtit, nga ku pritej të shiteshin nëpër dyqane.

Ato kishin ardhur nga Kina. Këto lodra kanë pushtuar botën, por dritat LED që ato kanë shkëputen nga pajisja dhe të gëlltiten nga fëmijët e vegjël. Gjithashtu sipas zyrtarëve lodrave u mungonte edhe shenja CE, që kërkohet për mbrojtjen e konsumatorit.

Për shkak të kësaj lodre muajin e kaluar në Amerikë një vajze të vogël i është dashur t’i nënshtrohet një operacioni, pasi i kishte ngecur në fyt një copë e lodrës.