Momenti kur burri noton pranë llavës së vullkanit që po derdhej në oqean (Video)


Një video e pazakontë është postuar në internet, ku shihet një burrë duke notuar pranë llavës së një vullkani. Notuesi duket se nuk brengosej fare, që pranë tij po derdhej llava e vullkanit të shpërthyer në Big Island në Havai, Është interesant se si kameramani ka arritur të filmoj momentin kur llava po derdhej shkëmbinjve për të përfunduar në oqeanin, ku ky burrë kishte zgjedhur për të notuar, derisa re të mëdha tymi ishin ngritur në ajër. Por kjo nuk është hera e parë që fotografi Kawika Singson nga Havai shpërndarë fotografi dhe video të tilla, ai kishte fotografuar edhe llavën e vullkanit Kilauea.