Ministrat e financave të BE-së, përpjekje për unifikim fiskal

Ministrat e Financave të Gjermanisë dhe Francës, diskutuan për pikat kryesore që pritet të jenë në qendër të takimit të sotëm me homologët europianë, në Bruksel në lidhje me unifikimin fiskal.

Takimi nëse rezulton i suksesshëm mund të hedhë bazat për një bashkim më të gjerë ekonomik dhe të shënojë përpjekjen e parë për një përgjigje ad hoc të bllokut kundrejt huadhënësve privatë.

Gjatë debatit në parlamentin europian, ministri francez i Financave, Pierre Moskovici theksoi se një ndër prioritetet mbetet edhe bashkimin bankar.

Sipas tij, synohet që kuadri ligjor të nisë të zbatohet në fund të vitit.

Ndërsa ministri gjerman i Financave, Volfang Shojble, hodhi poshtë idenë se një bashkim bankar në Europë do të jetë gati brenda një kohe të shkurtër.

(a.k/bs/BalkanWeb)