Mediat sërbe do të ket supriza për Thaçin në Beograd

11153392_10204873290645909_343717084_o
Mediet serbe kanë botuar lajmin se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të vizitojë Beogradin në fund të prillit.

Pas vizitës zyrtare të homologut të tij Ivica Daçiq në Prishtinë, në konferencën e Ballkanit Perëndimor, mediat serbe raportojnë se BE po ndihmon organizimin e një vizite të mudshme të Thaçit në Beograd, e para e tij ndonjëherë në kryeqytetin serb.

Po ashtu, kjo vizite tashmë i ka sjellë kokëçarje shtetit serb i cili duhet të organizojë 4000 policë për garantimin e sigurisë.

Thaçi mbetet fytyrë e urryer në opinion serb, por burimet serbe njoftojnë se vizita e tij do të ndihmonte shtendosjen e situatës midis Kosovës dhe Serbisë dhe se do të ndihmonte dialogun.

Në anën tjetër, burimet pranë liderit të dikurshëm të UÇK konfirmojnë se Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencë, ku pritet të jenë edhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë./Express/
Komentet