Mamaja tmerrohet kur pranë djalit të saj shfaqen tiparet e një fantazme, si ndodhi kjo?

Një mama e frikësuar beson se ka kapur një fantazmë me kamera teksa përdorte një filtër për herë të parë nga iPhone-i i saj dhe ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe.

Mamaja shtëpiake, Donna Gill, 35 vjeçe, po filmonte të birin trevjeçar Jacob në një video argëtuese në shtëpinë e tyre në Leeds, kur papritur filtrat u dyfishuan duke treguar edhe një sy tjetër të mbuluar nga filtrat.

Teksa rrotullon videon, Jacob është duke qeshur e duke bërë zhurmë qesharake, por pastaj befas një sy me veshë dhe hundë shfaqet afër tij. Fytyra e çuditshme duket rreth tre herë në total gjatë filmimit.

Dhe më shqetësuese, pa ndonjë vetëdije, në fund të klipit Jacob kthen kokën në të djathtën e tij ku shfaqet fytyra sikur ndjen një prani.

Filtrat e Snapchat gjejnë sytë dhe karakteristika të ngjashme me njeriun për të krijuar një efekt vizual komedi, por si ka mundësi që kanë shfaqur edhe diçka tjetër?!

Donna e cila jeton me burrin e Steve dhe dy djemtë e saj binjakë, beson që fantazma ka qenë reale dhe madje e di edhe se kush ishte.

Ajo ka thënë për Mirror:

Ai quhet “Gary” dhe na ka ndjekur nga shtëpia në shtëpi sa herë kemi ndërruar banim, paraqitja e tij e fundit ka qenë kur ishim në një shtëpi tjetër në Selby. Ai na ka shqetësuar gjithmonë me zhurma të frikshme dhe veprime të pakomanduara nga kush që ndodhnin rreth nesh dhe tani m’u gjend edhe pranë fëmijëve.
Fillimisht mendoja se ishte imagjinatë e imja, por kur kam lexuar rreth fantazmave e kam kuptuar se tashmë. Unë po filmoja Jacob-in, i cili nuk flet shumë në video, por Charlie vëlai i tij binjak po fliste për “Gary-n” kur papritur u shfaq sapo iu përmend emrin.

Fëmijët e dinë historinë e fantazmës Gary dhe e ndjejmë shumë shpesh, tani sikur jemi familjarizuar me këtë situatë dhe fatmirësisht fëmijët nuk tmerrohen kur dëgjojnë zhurma të ndryshme. Kur ata ishin ende foshnja ndodhi një situatë e çuditshme: të dy kthyen kokën menjëherë drejt tavanit sikur panë diçka, por aty nuk u duk gjë kur pashë unë dhe kjo më bëri të besoj se fantazma ishte ende këtu.”