Ky pritet të jetë vendimi me 17 prill për ndeshjen Serbi-Shqipëri

Cana-640x358
Vendimi për ndeshjen Serbi-Shqipëria është shtyrë dhe nuk do merret me 17 prill.
Është krijuar bindja se më 17 prill do të shpallet vendimi përfundimtar për ngjarjet e Beogradit, por në fakt nuk do të ndodhë kështu. Një ekspert i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë rrëfen për “Panorama Sport” se kjo ka vetëm 1 për qind shanse të ndodhë.

Juristi, i cili ka preferuar të ruajë anonimatin, sqaroi dje me detaje se çfarë pritet të ndodhë më 17 prill dhe pse trupi gjykues do të kërkojë kohë tjetër për marrjen e vendimit.

“Gjyqi më 17 prill do të jetë seanca dëgjimore për Shqipërinë, e cila juridikisht është njëra nga palët ankuese në KAS. Aty pritet që anëtarët e trupit gjykues të marrin në pyetje personat që ata i cilësojnë si të nevojshëm për të dëshmuar”, shkruan Panorma Sport. /Telegrafi/