Ky fëmijë është shqiptar: Kështu e siguron bukën ai!

Nuk është vetëm Siria, Iraku apo ndonjë vend i Afrikës ku fëmijët heqin keq dhe trajtohen në mënyrë çnjerëzore. Ka fëmijë që të njëjtin fat sikur në ato vende e heqin edhe në trojet shqiptare.

Dëshmia më e mirë është ky djalosh i cili nuk mendohet të ketë më shumë se 10 vjet, transmeton Zeri.

Mirëpo, shoqëria kriminale dhe shteti inekzistent e detyrojnë atë që ta lë shkollën për të siguruar kafshatën e bukës për vete dhe familjen e tij të bartë copa të mëdha kromi.

Besoni ose jo, ky djalosh shqiptar nga Bulqiza e Shqipërisë i bartë deri në 100 kilogramë krom në ditë për të fituar 300 lek apo (3 euro).

Puna nuk është për fëmijët.

E aq më shumë puna e tillë dërrmuese dhe poshtëruese për një shumë qesharake parash.