Kafja kuron varësinë ndaj kokainës

0Sipas një studimi të fundit të realizuar nga shkencëtarët, kafja mund të ndikojë në trajtimin e varësisë nga droga. Më konkretisht i referohemi kokainës, ku një ndikim dhe më të madh ka tek femrat.

Kafja mund të ndihmojë në trajtimin e varësisë nga kokaina. Ky është zbulimi më i fundit që është bërë nga shkencëtarët në Nju Jork. Ka rezultuar se kafeina bllokon ndryshimet që ndodhin në tru gjatë përdorimit të kokainës. Ndër të tjera është zbuluar se kokaina ndryshon ciklin menstrual të grave.

Kerkuesit zbuluan se kokaina shtyn në kohë ciklin menstrual, duke ndryshuar nivelin e estrogjenit tek femrat. Këtu një rol të rëndësishëm luan kafeina, pasi bllokon ndryshimet dhe ndihmon në rivendosjen e ciklit femëror, duke lehtësuar simptomat e varësisë.