iPhone 8 tashmë zyrtarisht në treg, diçka nuk shkoi në prezantimin e tij

Apple prezantoi sot pas shumë pritjesh iPhone-in e ri tq quajtur “iPhone X” dhe që do jetë i shoqëruar bashkë me iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Tashmë është zyrtarisht në treg dhe siç “MailOnline” shkruante çmimi i tij do jetë 999 paund për 64 GB dhe çdo rritje e njësisë së memories do kushtonte 100 paund më tepër, kjo për iPhone X, ndërsa iPhone 8 dhe ai 8 Plus do vërtiten në shifrat 599 paund dhe 699 paund.

iPhone 8 dhe ai 8 Plus ishte i ngjashëm me dizajnin e iPhone 7-ës dhe shumë mbëtën të zhgënjyer nga ky fakt, megjithatë Apple surprizoi me iPhone-in promocional për 10 vjetorin e saj “iPhone X”.

iPhone X ishte komplet një imazh i ri, ekran me teknologji OLED, karikim me wireless, shkyçje përmes njohjes së fytyrës, kundra ujit dhe shumë risi të tjera që e bëjnë atë smartfonin më spektakolar në treg për momentin.