Horoskopi ditor per 22. shtator 2015

hr


Dashi

Nëse jeni ne një lidhje mundohuni te tregoheni sa me te arsyeshëm gjate kësaj dite sepse gabimi me i vogël mund ta ndeze mjaft atmosferën. Beqaret nga ana tjetër do e adhurojnë lirinë dhe pavarësinë qe kane dhe nuk do kenë dëshirë te ndryshojnë status. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe nuk do hidhni asnjë hap te pamenduar mire. Nuk pritet asnjë problem.

Demi

Zemra juaj do ndihet mire gjate gjithë kësaj dite. Do i shprehni pa fund ndjenjat dhe gjithçka ka për t’iu ecur si keni dëshiruar. Beqaret duhet t’i analizojnë gjerat me kujdes para se te hedhin hapa me tej. Krijimi i një lidhjeje kërkon përgjegjësi. Ne planin financiar çdo gjë ka për t’iu ecur mire. I keni bere llogarite me kujdes dhe keni treguar te matur me shpenzimet kohet e fundit.

Binjaket

Me ne fund sot do i rregulloni problemet financiare qe keni pasur dhe do ndiheni shume here me te qete. Partneri madje do ju kërkojë edhe falje për gabimet e bëra. Beqaret do e takojnë ne një mënyrë shume te veçante personin ideal dhe do jene gati te fillojnë menjëherë një lidhje me te. Ne planin financiar ka ardhur koha te kryeni edhe ndonjë investim sepse gjendja do jete e qëndrueshme.

Gaforrja

Mos i lini personat e trete te ngatërrohen me jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse kane për t’iu prishur pune. Nuk do ketë mundësi për ta rregulluar situatën me pas. Beqaret do kënaqen pafund me miqtë e tyre dhe nuk do e mbajnë mendjen tej gjetja e personit te duhur. Ne planin financiar fati do ju ktheje shpinën sot. Do përballeni me vështirësi dhe probleme te konsiderueshme.

Luani

Nëse kohet e fundit e keni lënë shume pas dore partnerin, ndreqni sot gabimin dhe gjerat kane për t’iu ndryshuar për mire. Beqaret do jene gjithë kohës ne ajër dhe as qe do përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen. Me vone do pendohen, por nuk do ketë kthim mbrapa. Gjendja e financave do varet nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat qe keni.

Virgjeresha

Do jeni shume romantike sot juve qe jeni ne një lidhje dhe do e bëni partnerin t’iu dashuroje edhe me tepër. Çdo çast do jete i veçante sot. Beqaret nga ana tjetër do jene te përhumbur dhe nuk do përfitojnë aspak nga ftesat qe do ju bëhen për te dale neper takime. Buxheti do jete me i mire se disa kohe me pare sepse do dini sa te shpenzoni e sa te hiqni mënjanë.

Peshorja

Dëgjojeni me kujdes çdo gjë qe do ju thotë partneri gjate kësaj dite sepse ne te kundërt do keni probleme serioze me te. Beqaret sado qe te mundohen e te bëjnë sakrifica për ta ndryshuar situatën nuk do mund t’ia dalin dot mbanë. Me financat tregohuni sa me vigjilente qe te mundeni ne mënyrë qe gjithçka t’iu ece mire. Po bëtë gabime do keni probleme serioze.

Akrepi

Do keni kontradikta te shumta me partnerin tuaj sot dhe debatet nuk do kenë te shteruar. Nuk do arrini dot te keni qetësinë e ëndërruar. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një mik te familjes, por do kenë druajtje t’ia shprehin ndjenjat. Ne planin financiar çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Po shpenzuat pa menduar gjerat mund te marrin tatëpjetën menjëherë.

Shigjetari

Do jeni te vendosur ta përmirësoni situatën ne çift gjate kësaj dite dhe do bëni çdo gjë qe do mundeni. Partneri gjithashtu do jete i te njëjtit mendim dhe madje do ju përgatisë edhe disa surpriza. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë sepse vetëm kështu mund te nise një lidhje e qëndrueshme. Ne planin financiar yjet do i keni ne krah gjithë kohës.

Bricjapi

Nuk do bini dakord për asgjë me partnerin tuaj sot dhe mosmarrëveshjet ne çift do jene te njëpasnjëshme. Nuk do jeni asnjë çast te qete. Beqaret duhet te mendohen disa here para se te hedhin ndonjë hap sepse përndryshe do bëjnë gabime me ndikim te madh tek e ardhmja. Ne plani financiar nuk duhet te rrezikoni vetëm për t’ia plotësuar qejfet vetes.

Ujori

Dite e këndshme dhe e mbushur me kënaqësi te mëdha kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire ne çdo moment dhe gati për te marre vendime për te ardhmen. Beqaret do kenë veçse mundësi për aventura asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar do ju duhet te kërkoni ndihme nga te afërmit ne mënyrë qe t’ia dilni mbanë.

Peshqit

Dite me shume fat kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Keni për t’u ndier mire ne çdo moment dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do afrohen mjaft me një person qe e kane pasur ne shkolle dhe e kane tallur. Njerëzit ndryshojnë me kalimin e viteve. Financat duhet t’i menaxhoni me shume kujdes dhe maturi ne mënyrë qe gjendja mos përkeqësohet.