“Gruaja më tradhtoi, djali ma mbushi shtëpinë me gjak”, Kastrioti tregon tmerrin e jetës së tij

Kastriot Mustafallari është një 56-vjeçar nga qyteti i Beratit, i cili jeton prej disa vitesh i vetëm, në një shtëpi të madhe me nënë e tij të moshuar. eta e Kastriotit, si e shumë shqiptarëve të tjerë, nuk ka qenë aspak e lehtë. Në studion e emisionit “Me zemër të hapur”, Kastrioti tregon se disa vite më parë i biri ndërroi jetë në moshën 20-vjeçare, ndërsa ish-bashkëshortja dhe djali tjetër u larguan nga shtëpia.

Për fëmijën e vetëm që i ka ngelur, Kastrioti tregon se është kthyer në një rrezik për të, pasi e kërcënon dhe e dhunon.

Gruaja gjatë gjithë kohës i ka mbuluar të gjitha të këqijat që bënte djali, që nga fshehja e drogës deri tek tërheqja e overdraftit në bankë që t’i blinte atij drogë, deri sa arritën të më rrihnin mua e të më mbushnin shtëpinë me gjak”, – tha ai live në studion e emisionit.

56-vjeçari e konsideron të birin një njeri të rrezikshëm, që ka mbrojtje në polici, prandaj dhe kërkon mbrojtjen e shtetit.

Ish-gruaja iku nga shtëpia me djalin. Djali tjetër më vdiq. Tani më rrezikohet jeta për shkak të saj e djalit që është kthyer në kriminel. Shteti të bëjë diçka”,- shton ai.

Si nisi konflikti

Vite më parë kur i biri lëngonte në shtrat, Kastrioti zbuloi tradhtinë e bashkëshortes, por vendosi ta falte e të vazhdonte jetën, vetëm për hir të djalit, i cili asokohe jetonte. Vdekja e tij do t’i thyente jo vetëm zemrën, por do t’i kthente gjithë jetën përmbys. I dhunuar me dhjetëra herë nga djali dhe ish-bashkëshortja, me qindra denoncime dhe procesverbale në polici, disa vendime gjykatash, 2 urdhra mbrojtje, ai ka sot një akuzë publike.

Kam 10 vjet me vuajtje të papara. Në vitin 2009 më ka vdekur një djalë 20 vjeç. Gjatë 4 viteve që djali ishte i sëmurë më ndodhi një tradhti bashkëshortore, e fala për hatër të atij djali që rrinte shtrirë, por gjatë kësaj kohe djali i madh mori rrugë të gabuar duke pirë alkool pastaj drogën dhe më vonë filloi kumarin, mashtrimin deri tek gjobëvënia”,- tregoi ai.

56-vjeçari akuzon dhe vete institucionet shtetërore për përkrahje të ish-bashkëshortes, madje ai bën një apel të fortë duke thënë se janë pikërisht këto institucione të cilat po i çojnë në mënyrë të pashmangshme drejt një krimi brenda familjes.

Jo vetëm Kastrioti, por edhe nëna e tij 86-vjeçare ka përjetuar çdo sherr e shamatë në atë shtëpi, e tronditur dhe me lot në sy kjo grua e moshuar ka nevojë që gjithë ky tmerr të marrë fund dhe ajo të ketë mundësinë t’i kalojë në paqe vitet e pleqërisë së saj.