Gjenerata e dytë e Google Glass do të vijë me një çip të Intel’it

0Wall Street Journal raporton se Google po punon për një version të përditësuar të syzeve Google Glass, dhe do të përdorë çipet e Intel-it për të fuqizuar pajisjen teknologjike që vishet. Ky çip i ri do të ndihmojë në përmirësimin e jetëgjatësisë së baterisë, që është një nga aspektet negative të pajisjes për momentin.

Intel dhe Google do të bashkëpunojnë së bashku për krijimin e kësaj pajisjeje teknologjike që vishet, dhe përdorimin e saj tek shumë vende pune. Për shembull, këto syze do të përdoren në spitale.

Akoma nuk dihet se cili harduerë i Intel-it do të përdoret në versionin e ri të Google Glass. Thuhet se çipi i përdorur do të jetë i njëjti i përdorur tek pajisja MICA e Intel-it, që do të dalë në treg gjatë Krishtlindjeve.