“Gangnam Style” bllokon Youtube-n

psy-gangnam-style-1

Youtube nuk mund ti numërojë klikimet e këngës Gangnam Style

Jo vetëm që nuk mund të pajtohen me faktin se nga miliarda klipet, “Gangnam Style” është videoja më e shikuar, tani Youtube duhet ta përmirësojë tëg jithë sistemin që të mund t’i numërojë se sa herë është shikuar videoja.

Psy e mban rekordin për videon më të shikuar që nga viti i kaluar, mirëpo problemi është se njerëzit ende e shikojnë këtë video kështu që numëruesi e ka tejkaluar limitin prej 2.147.483.647, apo numrin më të madh prej 32-bit.

“Asnjëherë nuk e kemi menduar se ndonjë video do të shihet aq shumë sa që të mos mundet të numërohet me numrin 32-bit. Për shkak të “Gangnam Style” do të duhet ta përmirësojmë sistemin”, bën të ditur Youtube, në profilin e saj në Google Plus.

Për momentin numri i klikimeve ka ngecur në 2.151.085.980 (nëse lëvizni mousin mbi këtë numër do të shihni se si ende lëvizin numrat)./Shqipmedia