“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, në Beograd

20141202132117629600_112875311

Më 8 të këtij muaji në Teatrin e Beogradit, përkatësisht në “Rex Kulturni Centar”, do të prezantohet shfaqja “Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës”, me tekst të Jeton Neziraj e regji të Blerta Neziraj

Shfaqja me tekst të Jeton Neziraj e regji të Blerta Neziraj “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, do të prezantohet më 8 të këtij muaji në Teatrin e Beogradit, përkatësisht në “Rex Kulturni Centar”. Kjo shfaqje e Qendrës Multimedia ka kastën e aktorëve prej: Bajrush Mjakut, Adriana Morina, Anisa Ismaili, Adrian Aziri e Ernest Malazogu.

Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, është një satirë politike për shtetin e sapolindur të Kosovës, të dërmuar nga lufta, varfëria, korrupsioni dhe mbrojtja e përhershme e ndërkombëtarëve.