Firefox beta thjeshtëson bisedat me video

0

Firefox ka shtuar funksionin “Hello” për videochat në shfletuesin e saj eksperimental Beta gjatë muajit tetor dhe tani ajo ka marrë reagimet të shumta nga përdoruesit e saj, duke e bërë atë shumë tërheqës.

Këtë funksion mund ta përdorni pa u regjistruar fare, dhe ka shumë pak hapa për ta realizuar një bisedë me video, dhe kur partneri juaj të bashkohet në bisedë, në të shtohet edhe funksioni i zërit, transmeton koha.net.

Secila faqe (linke) ka një URL të veçantë, dhe atë mund ta ndani me të gjithë që dëshironi, e vetmja gjë që duhet të bëjnë, është ta kopjojnë linkun që ju e shpërndani dhe ta qesin atë në shfletuesin e Mozillas, dhe të bisedoni pa u regjistruar fare në të.

Ju pastaj edhe mund ti ruani këto lidhje për të vazhduar bisedën më vonë, sepse edhe pse nuk regjistroheni prapë, ju mbetet historia e bisedave në shfletues, dhe ju mbetet një URL e pandryshuar.