Dukej si test për kontrollin e shikimit, mjekja e syve befasohet me propozimin për martesë (Video)

Dan Jones ka kërkuar nga drejtuesit e aeroportit në Cardiff të Wales, të shfaqin në ekrane atë që duket si test për kontrollin e shikimit.
Në këtë formë, ai i ka propozuar për martesë të dashurës e cila është mjeke e syve,
“Hayley, a do të martohesh me mua” ka qenë shënimi, të cilin ajo e ka lexuar papritmas, derisa po bëhej gati të nisej për pushime. Fillimisht ajo ka mbetur e habitur nga befasia, por më pas ka pranuar me kënaqësi, derisa ai ishte ulur në njërin gju dhe mbante në dorë unazën.
Për më shume detaje shikoni Videon e mëposhtme:

Video Link