Dimri trokiti! Ja si do të jetë moti gjatë Tetorit

Ashtu si ishte parashikuar e shtuna ka nisur me mot të ftohtë, ndaj vishuni mirë para se të dilni.

Gjatë natës ka pasur ulje të ndjeshme temperaturash, nderkohe qe ne zonat e thella ka pasur edhe reshje debore.

Meteoalb parashikon qe i ftohti qe sapo nisi nuk do te mbaje gjate. “Ne mes vjeshtes, nje dimer shume i shkurter (e shtune – e diele)”- thekson Meteoalb.

Nderkohe qe per gjithe te interesuarit, muaji tetor do te jete nje vjeshte tipike. “Tetori do jete vjeshte tipike, mengjese dhe nete te fresketa ndersa mesdita relativisht ngrohte”- parashikon meteoalb.

Sa per reshjet e bores, “sot nuk pritet debore aq poshte ne Jug, por se shpejti”- njofton Meteoalb.

Moti sot
E SHTUNE: Orët e para të ditës mbeten me vranësira e shira në pjesën më të madhe të vendit si dhe dëborë në zonat e thella Verilindore. Gjatë paradites vranësirat largohen gradualisht drejt Lindjes ndërsa ultësira perëndimore kthjellohet. Pasditja por kryesisht mbrëmja sjellin sërisht kthjellime në territor. Era do të fryjë mesatare por shpeshherë e fortë, me shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar në det dallgë 4 – 5 ballë.

Temperaturat e ajrit pësojnë një rënie me 7 – 8°C në të dy vlerat ekstremale ditore të cilat do të luhaten nga -2°C në 19 – 20°C.