Bale sportisti britanik më i paguar, lë pas Hamiltonin

loading...

0

loading...
Garet Bejl merr skenën dhe paratë e sportit britanik. Sipas revistës ekonomike amerikane “Forbes”, në Britaninë e Madhe ylli i Realit të Madridit është sportisti më i paguar: me 30 milionë euro në vit. Këto të ardhura janë veç rrogës në “Bernabeu” (20 milionë euro) edhe të kontratave të sponsorëve dhe fushatave publicitare, të cilat plotë- sojnë 10 milionëshin tjetër.

Uellsiani lë pas kampionin e ri të botës në Formula 1, Ljuis Hamilton (24 milionë euro), i pari anglez në klasifikim. Vendi i 3-të për golfistin Rori MekIlroj (irlandezo-verior), i cili arkëton rreth 20 milionë euro në vit. Pesë vendet e para i mbyllin kapiteni i Mançester Junajtid (Uejn Runi me 19 milionë euro), i cili është edhe lojtari më i paguar në Premier Ligë dhe kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherrard, që përfiton 16 milionë euro në vit.

loading...