Automobilat vetëdrejtues, dëshpërues nëpër shi – VIDEO

0

Edhe pse prodhuesit konfirmojnë se nuk do të kalojë shumë kohë para se sistemi robotik të na e marrë timonin nga dora, e ardhmja, duket, se megjithatë duhet pritu edhe ca. Hyundai me automobila vetëdrejtues ka organizuar një garë në Korën Jugore. Nga 14 ekipe, vetëm 4 janë plasuar në rrethin e dytë pasi filloi të bjerë shi, transmeton Koha.net.

Dorën në zemër, edhe shoferët me mish e me gjak sillen jo njësoj kur bie shi në asfalt, porse kjo nuk është asgjë krahasuar me sistemet robotike të cilët në rast të reshjeve çmenden pothuaj krejtësisht. Ekipet e njerëzve u desh disa herë të marrin kontrollin tek automobilat që të mos fluturojnë nga rruga ose t’i bien ndonjë shtylle ose rrethoje.

Thuhet se problemi nuk u shkaktua nga terreni rrëshqitës nën rrota, por nga varshmëria e sistemeve radarë dhe të sensorëve prej shikimit të papenguar. Mjafton që Dielli të mjegullojë paksa kamerën e shiu dhe mjegulla të zvogëlojnë dukshmërinë e që të ndodhë pastaj kaosi i përgjithshëm.

Teknologjia që i zhvillojnë Google, Mercedes, BMW, Audi e të tjerë me siguri janë shumë më të mira, por, megjithatë mbete për t’u parë se edhe sa kohë nevojite që njerëzit t’ia lënë kontrollin softuerit.