Arrestohen tre persona në Gjakovë

Arrestohen tre persona në Gjakovë

Njësitë policore të hetimeve nga Stacioni Policor në Gjakovë, kanë arrestuar 3 (tre) persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, njofton Policia e Kosovës. Arrestimi është bërë më 30 janar të këtij viti. Ata akuzohen të kenë kryer mbi 15 vepra penale te vjedhjes së rëndë.

Janë arrestuar: K. Baraku , 27vjeçar nga Gjakova, Kosovar/ Shqiptar, N.Curri , 20 vjeç nga Gjakova, Kos/ Shqiptar, A. Lama , vjeç 20 nga Gjakova, Kos/ Shqiptar .

Janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë të vjedhura në dy shtëpi , një pushkë gjuetie si dhe një AK-47 me disa fishek të kalibrit 7.62×39.