Aplikoni këtë përzierje rregullisht dhe s’ka më njolla kafe në lëkurë

Njollat kafe zakonisht shfaqen në lëkurë pas ekspozimit në diell, por ato mund të jenë edhe një shenjë e plakjes. Kjo është edhe arsyeja se pse këto njolla shfaqen kryesisht te njerëzit mbi 50 vjeç.

Kur lëkura është e ekspozuar ndaj rrezeve ultravjollcë, trupi fillon prodhimin e melaninës në një përpjekje për të ngjyrosur lëkurën, duke ndërtuar një mbrojtje për shtresat më të thella të lëkurës.

Pra, njollat e moshës shfaqen zakonisht në pjesët e trupit që janë më të ekspozuar ndaj diellit, si fytyra, qafa, shpatulla dhe krahët. Megjithëse njollat kafe janë të padëmshme në shumicën e rasteve, nëse vëreni se disa janë më të errëta se zakonisht, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

Shumica e njerëzve dëshirojnë t’i heqin ato sepse nuk u pëlqen mënyra se si duken në lëkurën e tyre.

Trajtimi dhe heqja e tyre mund të bëhet me metoda të ndryshme, si me produkte kozmtike, lazer, etj.

Por, ju mund t’i eliminoni ato edhe në kushte shtëpie me këtë recetë të përgatitur nga Dr. Doug Willen, D.C. ekspert i ushqimit NYC dhe autor i Quantum Paleo.

Kështu, merrni një qepë dhe prejeni në copa të vogla. Hidheni në një qese dhe shtypeni me një objekt të rëndë në mënyrë që t’i shtrydhni lëngun.

Hidheni qepën në një blender sëbashku me ½ filaxhan uthull molle. Lërini derisa të përzihen mirë dhe hidheni përzierjen në një enë të pastër. Zhysni një copë pambuku në të dhe aplikojeni në zonat ku keni njolla kafe.
Bëjeni këtë një herë në ditë dhe do të evidentoni rezultate të mahnitshme brenda një periudhe 2-4 javë.