Amal, nuk e duron George-n

0Duket se dashuria idilike mes George Clooney dhe Amal Alamuddin ka rënë në krizë, pasi aktorja është e zemëruar me shprehitë e aktorit të famshëm që ka në shtrat. George dhe Amal janë në martesë vetëm dy muaj, por duket se martesa e tyre ka filluar të lëkundet.

Në të vërtwtë, një burim anonim ka deklaruar për tabloidin amerikan ‘National Enquirer’ se bukuroshes tashmë i kanë ardhur deri në hundë disa nga shprehitë e pazakonta të aktorit. “George, sikurse shumë meshkuj të tjerë, e pëlqen që të haj ushqime në shtrat, ndërsa tani është ankuar tek shokët e tij se Amala është e tërbuar me shprehinë e tij, për të cilën ajo thotë se është e neveritshme”, ka thënë një burim, transmeton gazeta Zëri.

Amal thuhet se po mundohet të mbajë vijën e saj trupore, për çka ka filluar një dietë rigoroze, në të cilën mbizotërojnë shujtat nga sallatat, ndërsa shprehitë e burrit të saj janë pengesa për të, pasi Clooney ushqimet e tij të imëta, i fsheh nëpër skuta të ndryshme të dhomës.