Alarmohen VIP-at shqiptarë, mjeku i nxjerr zbuluar në publik (Video)

Një nga personazhet e ftuar në emisionin ‘Xing’ me Ermal Mamaqin do të jetë dhe kirurgu i famshëm i Vip-ave shqiptarë.
Bëhet fjalë për mjekun e kirurgjisë plastike Skerdi Faria. Thuhet se ai ëshët mjeku që ka modifikuar femrat e Showbizit. Ka shtuar dhe ka hequr gjokse, ka fryrë buzë dhe të pasmet si dhe ka modifikuar hundë. Kjo dalje e tij publike rrezikon të nxjerrë sekretet e vajzave që i janë nënshtruar bisturisë.
Një prej tyre që lëshoi alarmin është dhe kampionia e boksit Rashel Kolaneci. “o Ermal te thashe mos e posto, ca ben keshtu? Tani do me dalin gjithe operacionet qe kam bere, injeksionet ahuuu sflasim me bashk”-shkruan ajo në postimin e Ermal Mamaqit.
Nuk dihet sa të vertëta ka në këtë koment auto thumbues të Rashelës.
Rashela është vajza që u tha se ishte në një lidhje me Noizyn dhe se shijuan së bashku udhëtimin në Venecia.
VIDEO