Aeroporti i Shkupit sërish me probleme nga mjegulla

Aeroporti i Shkupit sërish me probleme nga mjegullaAeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup prej mbrëmë është bllokuar nga mjegulla e dendur që ka përfshirë rajonin e Shkupit.Sipas shërbimeve të aeroportit me vonesa janë realizuar aterrimet e aeroplanëve që kishin mbërritur nga Dortmundi dhe Zagrebi, ndërsa janë anuluar aterrimet dhe fluturimet nga dhe për në Stamboll, raporton ina. Mjegulla ka bllokuar edhe komunikacionin rrurgor, ashtu që shikueshmëria në rrugët Tetovë – Shkup, Veles – Shtip dhe rajonin e Kumanovës është rreth 50 metra.