10 justifikimet e meshkujve për t’i dhënë fund një marrëdhënieje

Psikologji – “Po nxitohemi shumë”, “Sapo i kam dhënë fund një historie të rëndësishme”, “Je shumë për mua”…meshkujt do të ishin të gatshëm të thoshin çdolloj gjëje për t’i dhënë fund një marrëdhënieje, sidomos të saponisur. Më poshtë do të gjeni dhjetë justifikimet më të përdorura nga ata për këtë rast…

0Sa e sa herë keni frekuentuar një mashkull dhe ju është dashur të dëgjoni fjalët e tij të shumta dhe të pabaza për t’i dhënë fund marrëdhënies!? Meshkujt kanë një mentalitet shumë të thjeshtë: nëse nuk ju kërkojnë, ndodh sepse nuk ju duan dhe nëse nuk bëjnë gjithçka për t’ju pasur pranë tyre, do të thotë se nuk ju pëlqejnë mjaftueshëm.

Shpesh, e vetmja gjë që dëshiron një femër është pjekuria, edhe në rastin e dhënies fund të një marrëdhënieje.

Ndaj vajza, thojini “mjaft” gënjeshtrave të njëjta, mjaft meshkujve që duan të zhduken fshehurazi! Më poshtë do të njihni dhjetë justifikimet që përdorin më shumë për t’ju bërë të kuptueshme që mes jush nuk mund të ndodhë një histori dashurie.

1- “Sapo i kam dhënë fund një historie të rëndësishme”

Me fjalë më të thjeshta, ky justifikim do të thotë se ai nuk dëshiron të krijojë një lidhje të re të rëndësishme, por kërkon të përjetojë vetëm një aventurë, të argëtohet, të kalojë një moment të kënaqshëm seksual dhe kaq! Ndaj mos “vraponi” drejt këtij lloj mashkulli, sepse ai nuk mund të braktisë dot “fantazmat” e së shkuarës!

2. “Të shoh si një shoqe”

Ka shumë mundësi që mes jush të këtë pëlqim dhe vlerësim, por ajo që mungon, të paktën nga ana e tij, është tërheqja fizike. Mos kërkoni të keni diçka më shumë me çdo kusht, sepse rezultati do të jetë poshtërues dhe aspak i denjë për ju.

3. “Je shumë për mua”

Ndonjëherë mbase keni pasur të bëni me meshkuj që nuk vlejnë sa dhe ju, por keni qenë aq të “verbuara” saqë nuk keni arritur të dalloni të vërtetën. Ndaj përpiquni që të jeni më të qartë në vlerësimin e personit me të cilin do të dilni.

4. “Le të ndahemi për pak”

Ndarja për të reflektuar përdoret gjithnjë për t’i dhënë fund një raporti, pa e përfunduar gjithçka me zënka dhe urrejtje. Pra mos i besoni atij që ju thotë këtë fjali: “Le të ndahemi për pak”. Bëhet fjalë për burracakë, të paaftë, që nuk mund t’i japin dot fund një historie duke u treguar të sinqertë dhe seriozë.

5. “Punoj shumë”

Ky është klasiku, mashkulli i “bizneseve”, që përdor si justifikim punën e shumtë që bën për t’i dhënë fund një lidhje. A nuk do të ishte më e lehtë të thotë “nuk më pëlqen”?

6. “I kam çështjet pezull me një tjetër”

Ka shumë mundësi që “tjetra” nuk ekziston, sepse gjatë ditëve më parë e shihnit të dilte vetëm me miqtë e tij. Është një mënyrë si gjithë të tjerat për të humbur shpresat.

7. “Nuk qëndron problemi te ty, por tek unë”

I pëlqeni, jeni perfekte dhe brilante, por ju thotë se problemi qëndron tek ai, te paranojat dhe pavendosmëritë e tij. Justifikim i mirë për t’ju konfuzuar idetë!

8. “Po nxitojmë shumë”

Nëse ndihet nën presion kur është me ju, do të thotë se nuk i pëlqeni me të vërtetë, përndryshe do të ishte i gatshëm që të pranonte çdolloj kompromisi.

9. “Nuk dija se si mund të komunikoja me ty”

Në ditët e sotme, mes sms-ve, Facebooku-t, WhatsApp-it dhe sa e sa shumë programeve të tjera teknologjike të komunikimit, është e pamundur që të mos arrini të kontaktoni me një femër. Pra e vërteta është që, nëse një mashkull nuk ju kontakton, do të thotë se nuk dëshiron dhe jo se nuk ka mundësi ta bëjë këtë gjë.

10. “Më pëlqen, por nuk dua një histori serioze”

Është fare e qartë kjo fjali e dalë nga goja e një mashkulli! Ai nuk ju sheh si partneren e mundshme të jetës së tij, për të jeni vetëm një argëtim i momentit. Ndaj “mbathjani” përpara se të lini kokën për një mashkull që ju thotë diçka të tillë.